Përplasje në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një gardian

Shqipëria

Përplasje në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një gardian

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:06
Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm raportohet që ka qëlluar me armë zjarri një gardian në burgun e Peqinit, ku po vuan dënimin.

Macaj është dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik 2015 në tentativë për t’i grabitur.

Vetëm pak më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm (modeli italian 41 bis) të Mjaçaj.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”, tha Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat