Qytetari denoncon në Polici: Më kanë qëlluar me armë drejt automjetit

Shqipëria

Qytetari denoncon në Polici: Më kanë qëlluar me armë drejt automjetit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç.

Ai ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat