Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave 2024-2030, kryeprokurori: Duhet kontribut financiar dhe angazhim i lartë

Shqipëria

Strategjia për Mbrojtjen e Viktimave 2024-2030, kryeprokurori: Duhet kontribut financiar dhe angazhim i lartë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:09
Olsian Çela

Kryeprokurori Olsian Çela ka marrë pjesë në konferencën për prezantimin e Strategjisë Për Mbrojtjen e Viktimave 2024-2030.

Në fjalën e tij, Çela tha se strategjia është ambicioze, teksa shtoi se duhet impenjim për t’u konkretizuar.

Kryeprokurori renditi një sërë sfidash me të cilat mund të përballen. Sipas Çelës, qëllimet dhe synimet e vendosura kërkojnë një nivel të lartë të kontributit të ekspertëve dhe një angazhim të rëndësishëm financiar.

“Të gjithë biem dakord që kuadri administrativ nuk mjafton për të mbrojtur të drejtat e viktimave. Vetëm një qasje shumëdimensionale e mundëson. Në këtë kuptim, qëllimi dhe objektivat e kësaj strategjie, do të kontribuojnë në vizionin tonë të përbashkët.

Është e rëndësishme që të theksoj disa nga masat që janë parashikuar dhe mund të them se janë disi sfiduese.

Do të veçoja një sërë sfida;

-Rishikimin e praktikave të ndjekura të formateve standarde të informimit me të drejtat apo aktet procedurale me qëllim shprehjen e një gjuhe të qartë e të kuptueshme.

-Vlerësimin e nevojave financiarë për shërbimet e nevojshme për viktimat

-Ambientet e përshtatshme

-Teknologjinë audio video

-Metodologjinë e sistemi statistikor sipas standardeve ndërkombëtare

-Krijimin e modeleve të reja të akteve të reja për të viktimave

Këto dhe pse duken të lehta për t’u arritur, nuk janë. Këto kërkojnë një nivel të lartë të kontributit të ekspertëve dhe një angazhim të rëndësishëm financiar. Janë sfiduese në kushtet kur dimë kufizimet që kemi nga ana infrastrukturore. Gjithashtu duhet të shtojmë kapacitete. Megjithatë kjo tashmë është një sfidë që ne e kemi përballur me sukses dhe është një proces i vazhdueshëm“, tha Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat