Shiste doza kanabisi në Përrenjas, arrestohet 62-vjeçari

Shqipëria

Shiste doza kanabisi në Përrenjas, arrestohet 62-vjeçari

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas, i cili shiste lëndë narkotike të llojit kanabis në qytetin e Përrenjasit.

Në pranga u vu shtetasi M. K., 62 vjeç, banues në Përrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në Përrenjas, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Përrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza”, bëri me dije policia.

Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat