Kanabis pranë shkollës, arrestohet 20-vjeçari në Kashar

Shqipëria

Kanabis pranë shkollës, arrestohet 20-vjeçari në Kashar

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap duke shitur kanabis pranë një shkolle në Kashar.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i riu që banon në Kashar, u arrestua në flagrancë teksa shiste lëndën narkotike, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Nga verifikimet e kryera, 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza.

Të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat