Balla reagon pas operacioneve në Vaun e Dejës, Lezhë e Librazhd: Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale

Shqipëria

Balla reagon pas operacioneve në Vaun e Dejës, Lezhë e Librazhd: Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:55
Taulant Balla

Pas operacionit në Vaun e Dejës ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkruan se policia po merr masa për të parandaluar ngjarje të tilla.

Reagimi:

Policia e Shtetit është vigjilente për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e njëpasnjëshme të rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe psikotrope, në afërsi të shkollave, në mjedise argëtimi të frekuentuara nga të rinjtë dhe në komunitete.

Tre armë zjarri, municion luftarak, sasi kokaine dhe kanabisi janë sekuestruar në Vaun e Dejës, Librazhd dhe Lezhë. Pesë shtetas janë arrestuar/proceduar penalisht.

Sigurimi i informacionit policor, domosdoshmëri në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Përgëzoj Drejtorinë e Policisë Shkodër, e cila falë sigurimit të informaconit në kohë, parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale.

Megaoperacioni “Tempulli”, goditjet e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbatimi me vendosmëri i Paketës së Sigurisë në shkolla, lufta pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale, do ta bëjnë më të sigurtë këtë vend, për qytetarët, vizitorët dhe turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat