Operacioni “Tempulli”, sezoni turistik dhe procesi i vetëpastrimit/ Rezultatet e Policisë së Shtetit

Shqipëria

Operacioni “Tempulli”, sezoni turistik dhe procesi i vetëpastrimit/ Rezultatet e Policisë së Shtetit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Sot u zhvillua eventi “Siguri – Vlerësim – Mbështetje”, për rezultatet e operacionit kombëtar Tempulli, ku ranë në pranga dhjetëra persona ndërsa u shkatërruan grupe kriminale.

Gjithashtu u diskutua për sezonin turistik veror, si dhe paketa ligjore për rritjen e sigurisë.

Gjatë këtij sezoni turistik, bregdeti i Shqipërisë u bë një “trend” nga turistët e huaj, ku nga shifrat thuhet se mund të arrijnë deri në 10 milionë deri në fund të dhjetorit. Sipas ministrit Balla, Shqipërisë i është pastruar imazhi, kjo për shkak edhe të policisë, për të ndihmuar dhe mbrojtur turistët.

Gjatë këtij sezonit turistik, kanë kryer shërbim në zona turistike/plazhe mbi 1600 punonjës policie, pothuajse 1/6 e gjithë forcës sonë të disponueshme policore. Duhet ta kemi të gjithë parasysh një fakt, tek i cili duhet të bazohet një mbështetje edhe më e madhe dhe e merituar për Policinë e Shtetit, jo vetëm sa i përket trajtimit financiar. I gjithë ky fluks gjatë vitit 2023, me 30% më shumë sesa një vit më parë, është përballuar nga e njëjta trupë policore”, tha ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ndërsa për zjarret e vendosura qëllimisht janë arrestuar 101 persona.

Për sa i përket megaoperacionit “Tempulli”, i quajtur operacioni Kombëtar më i  madhi i zhvilluar ndonjëherë, ende vijon me qëllimin për sigurinë në shkolla, mbrojtjen e fëmijëve nga drogat e llojeve të ndryshme.

Policia e Shtetit ka arritur rezultate domethënëse edhe në këtë drejtim me 57 operacione policore, 180 mijë rrënjë kanabis të asgjësuara në 100 ditët e fundit, mbi 1 ton lëndë narkotike kanabis e sekuestruar, rreth 9.5 kg lëndë narkotike kokainë, 11 300 tableta ekstazi të sekuestruara”, tha Balla.

Procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit ka të bëjë me largimin nga pozicioni i tyre persona të cilët janë të lidhur me shkeljen e etikës apo ligjit. Ndër të tjera pak ditë më parë policia e Shtetit po bashkëpuno me policinë italiane me 14 grupe të përbashkëta hetime për goditjen e krimit të organizuar.

Por po ashtu nuk u la pa diskutuar për një standard të ri në autoritetin e punonjësit të policisë, dhe përmirësim i kushteve të shërbimit të tyre, kushte këto financiare apo vendbanimi.

Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirëpërcaktuara”, tha Balla, ndërsa shtoi se në vitin 2024 do të rritje te pagave në Policinë e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat