U la në arrest shtëpie për shpërndarje kanabisi, 15-vjeçari në Lushnje kapet “mat” sërish duke shitur nga banesa

Shqipëria

U la në arrest shtëpie për shpërndarje kanabisi, 15-vjeçari në Lushnje kapet “mat” sërish duke shitur nga banesa

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 11:58
Policia

Një 15-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi është kapur duke i shitur kanabis nga banesa e tij dy adoleshentëve të tjerë.

Mësohet se i riu që ishte proceduar penalisht 9 herë të tjera, ishte lënë në arrest shtëpie pikërisht për shitje kanabisi.

Raportohet se policia ka gjetur në banesën e tij lëndën narkotike të ndarë në doza gati për shitje.

Sakaq, janë proceduar penalisht edhe dy 17-vjeçarët të cilët kishin shkuar për të blerë kanabis nga i arrestuari.

Njoftimi i policisë:

Fier/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë, në çdo shkollë të qarkut, për të garantuar zbatimin e Paketës për Sigurinë në këto ambiente, si dhe në vijim të megaoperacionit “Tempulli”.

Arrestohet një 15-vjeçar që iu shiste doza cannabisi, 2 gjimnazistëve, në banesën ku vuante masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

15-vjeçari, i proceduar penalisht 9 herë më parë, ishte arrestuar nga Policia, me datë 4 tetor, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Procedohen penalisht dy 17-vjeçarë që u kapën në banesën e arrestuarit, duke blerë doza cannabisi.

Sekuestrohet një sasi e kësaj lënde narkotike, e ndarë në doza.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si dhe i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë, për të garantuar që fenomenet kriminale të mos depërtojnë në shkolla, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrolleve në banesën e një 15-vjeçari, në lagjen “11-janari” (ku ky shtetas vuante masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, sepse ishte arrestuar nga Policia, me datë 4 tetor, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”), ky shtetas u kap në flagrancë duke iu shitur 2 gjimnazistëve 17-vjeçarë, doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua 15-vjeçari, u proceduan në gjendje të lirë dy 17-vjeçarët, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat