Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Rast i rrallë kur BE-ja kalon nga fjalët në vepra

Shqipëria

Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Rast i rrallë kur BE-ja kalon nga fjalët në vepra

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:50
Edi Rama

Në Tiranë është mbajtur ceremonia e hapjes së degës të Kolegjit të Evropës.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ai u shpreh shumë i lumtur lidhur me realizmin e këtij projekti.

“Është shumë inkurajuese të shohesh Bashkimin Evropian të kaloj kaq shpejt nga fjalët në vepra. Jo shumë e zakontë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare e falënderoi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë.

“Falë përkushtimit të posaçëm të presidentes e cila na ka shoqëruar në momentet e errëta. P.sh kur tërmeti shkatërrimtar e goditi Shqipërinë, dhe mund të them pa asnjë dyshim që pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të rindërtuar më mirë do të kishte qenë i pamundur”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat