Aksident me vdekje në Vlorë: Viktima punonjës i portit, pretendimet e familjarëve

Shqipëria

Aksident me vdekje në Vlorë: Viktima punonjës i portit, pretendimet e familjarëve

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një aksident më pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë  në vendin e quajtur “Kapelja”.

Një 62-vjeçar, bashkëpronar i një agjensie biletarie pranë portit të Vlorës  ka gjetur vdekjen pas përplasjes së disa automjeteve.

Viktima kishte edhe një goditje pas koke, çka shqetëson familjarët nga çfarë mund të jetë shkaktuar, ndërsa ngjarja ndodhi pasi 62-vjeçari po kthehej nga porti dhe agjensia ku punonte.

Policia ka nisur hetimet pas pretendimit të familjarëve.

Mësohet se 62-vjeçari, Nadir Gjata ka qenë në lëvizje me makinë kur është aksidentuar duke përplasur edhe dy automjete të parkuara.

Burime nga ekspertiza mjeko ligjore bëjnë me dije se hematoma pas koke mund të jetë ardhur edhe nga përplasja.

Lidhur me pretendimin e familjarëve që ngjarja mund të jetë aksidentale apo e qëllimshme, policia ka nisur kqyerjen e automjetit me të cilin lëvizte viktima, pasi mungonin mjetet personale dhe shumë monetare që mendohej se kishte me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat