Vrau gruan në Maliq, del foto e autorit/ E ëma e viktimës: E ka mbytur me çarçaf, unë i thoja ‘duro se është turp’!

Shqipëria

Vrau gruan në Maliq, del foto e autorit/ E ëma e viktimës: E ka mbytur me çarçaf, unë i thoja ‘duro se është turp’!

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 22:55
Foto nga vendngjarja

Ka dalë fotografia e autorit Gjergji Mullalli që vrau bashkëshorten në Maliq pasditen e sotme.

Autori dhe nëna e viktimës

E ëma e viktimës, Muazez Ferati, ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku sipas saj, çifti ishin në proces divorci dhe jetonin në shtëpi të ndryshme.

Sipas saj, dyshohet se autori e ka mbytur viktimën, Luiza Mullallin, me çarçaf, kur ajo është kthyer nga puna.

Ajo thotë gjithashtu se vajza e saj që mbeti e pajetë ka 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Ferati fajëson veten, pasi sipas saj, i kishte thënë shpesh vajzës që ta duronte dhunën e bashkëshortit.

“Ngjarja ka ndodhur që në drekë. Më ka vrarë çupën. E kisha çupën trimëreshë të fortë. Pinte ai. Kanë 2 çupa dhe një djalë. Di deshte as fëmijët e tij, i rrihte. Nuk shkonin se nuk sillte para. Ishin në prag divorci. Dje na foli, ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Iku ai e mbyti. Më vravi çupën e vraftë zoti. E kisha trimëreshë çupën, ja qeni çfarë bëri. E ka mbytur ça i ka bërë. Doli andej nga nuk dukeshe, se do e kishin parë. Unë i thoja moj çupë duro se është turp, ky turpi na ka lënë mbrapa”, është shprehur e ëma e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat