“Në rrjetet sociale je lakuriq”, Curri: Korreshi është origjinal, prandaj e duan të gjithë

Shqipëria

“Në rrjetet sociale je lakuriq”, Curri: Korreshi është origjinal, prandaj e duan të gjithë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 06:19
Foto nga emisioni

Analisti Arjan Curri, teksa po komentonte qasjen e politikës shqiptare në rrjetet sociale, tha se e vetmja armë për t’u bërë i pëlqyer nga publiku është spontaniteti dhe origjinaliteti.

Sipas Currit, rrjetet sociale, duke qenë se “rrihen” nga sytë e mijëra përdoruesve, t’i je i zhveshur komplet si karakter dhe çdo lëvizje e sforcuar është e dukshme që në momentin e parë.

Analisti nuk nguroi të vinte në dukje origjinalitetin e deputetit të opozitës, Saimir Korreshi, i cili me spontanitetin dhe thjeshtësinë e tij ka surprizuar dhe fituar afeksionin e publikut.

Pjesë nga biseda:

Duma: Kjo strategjia e gafës që kthehet në meme, a është strategji konkrete për ty?

Curri: Dëgjo, gafa që bëhet me qëllim kuptohet, nuk e shmang dot. Kurse në rastin e Korreshit, ai ashtu është. Ai është një lushnjar, një laluc, një myzeqar që ashtu flet, me atë dialektin e tij.

Duma: Çështja është që mori guximin të flas ashtu sepse ka shumë njerëz që nuk e nxjerrin natyrën e tyre. Me idenë dhe frikën e kamerës dhe të audiencës futen në një vetëfrenim, i cili është më i dëmshëm sesa spontaniteti i tyre. Pra, herë pas here spontaniteti është armë e fuqishme.

Saimiri është rasti që e përdor spontanitetin pa e pyetur veten dy herë se çfarë do të ndodhë.

Curri: E vetmja armë është spontaniteti dhe origjinaliteti. Të gjitha të tjerat kapen, sidomos në rrjetet sociale. Aty je lakuriq, në kuptimin e karakterit, përpara njerëzve. Unë e njoh Saimirin, kam një lloj miqësie me të dhe e pyeta se “ç’ishte ajo perla që bëre?”. Mendova se do ta kishte me një lloj skenari, por më tregoi që jo vetëm ishte origjinale dhe e natyrshme, por kishte kolegë të tillë që i thoshin mos dil, mos fol, mos i thuaj këto se do të lësh nam. Dhe ai guxoi, doli dhe foli dhe që aty u bë viral, sidomos tek të rinjtë. Studentët e mi kur i kam pyetur se cilin doni t’iu sjellë nga personazhet e showbizzit apo të televizionit, më kanë thënë çuditërisht ‘duam Saimir Korreshin’ vetëm për atë lloj karakteri origjinal dhe atë lloj befasie që iu shkaktoi atyre.

Duma: Sepse dhe komunikimi ka shkuar situate në një farë pike saqë nuk duron dot më njeri gjëra serioze…

Curri: Po edhe të shtirur nuk duron dot më njeri.

Duma: Duan të jesh pak ngacmues dhe të ketë batutë. Sepse ka diçka, politika që e ka humbur kredibilitetin duke u shtirur sikur çdo gjë është alfa dhe omega e botës, po thonë hajd ta shtensionojmë icik situatën tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat