Malësi e Madhe/ Po transportonte bagëti të imta të futura ilegalisht nga Mali i Zi, në ndjekje penale 62-vjeçari

Shqipëria

Malësi e Madhe/ Po transportonte bagëti të imta të futura ilegalisht nga Mali i Zi, në ndjekje penale 62-vjeçari

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 62 vjeç, banues në fshatin Kushë, Malësi e Madhe, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Hani Hotit – Shkodër”, duke transportuar 12 krerë bagëti të imta që dyshohet se janë futur në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë, nga Mali i Zi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan në flangracë shtetasin F. P., 45 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Ky pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat