“‘McGonigal’ është aferë personale e tij”, Salianji: Edi Rama duhet të ndezë shumë qirinj që t’i falet shpirti i vet

Shqipëria

“‘McGonigal’ është aferë personale e tij”, Salianji: Edi Rama duhet të ndezë shumë qirinj që t’i falet shpirti i vet

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se afera “McGonigal” është një aferë personale e kryeministrit Edi Rama.

Komentet Salianji i bëri gjatë një interviste në Klan News, ku tha se lënia e ditës së zisë për tërmetin në Turqi e Siri për ditën e sotme, është plan i Ramës për të shmangur llogaridhënien nga afera me ish agjentin e FBI-së.

Ai tha gjithashtu me ironi se Rama duhet të ndezë sa më shumë qirinj që t’i falet shpirti i vetë nga mëkatet që ka bërë, pasi sipas tij vetëm zoti mund ta nxjerrë nga situata ku është futur.

Thelbi i të gjithave është Edi Rama dhe gjithë aferat korruptive që kanë të bëjnë me një njeri të vetëm. Afera McGonigal që nuk po mbaron, flasim për një skandal të përmasave shumë të mëdha, çka e bën atë aferë personale në cilësinë e Kryeministrit.

Duket që ka një situatë ku është përfshirë rëndshëm dhe ndërkohë këto akrobacirat, nuk erdhi të përgjigjej në Parlament, fakti që nuk erdhi për të dhënë llogari tregon që është përfshirë. Të shohim kur mos të jetë kryetar i ekzekutivit a do hetohet apo jo. Akt-akuza e prokurorit në Uashington e përmend Kryeministrin e Shqipërisë 14 herë, ndërkohë me hetimet mund të dalin gjëra shumë më të rënda. Kaq mjafton që të jepte dorëheqjen. Prokuroria s’po bën punën e vet.

Padiskutim që të gjithë jemi të pikëlluar nga ajo ngjarje dhe që Parlamenti zhvillon aktivitetin e tij në ditë zie s’është shumë normale por  Edi Rama duhet të ndezë shumë qirinj që t’i falet shpirti vet se ka bërë shumë mëkate. Vetëm Zoti mund ta nxjerrë nga situata ku është. Pak kishte ndezur, nuk më duket simbolika e gjetur sot se ka ditë që tërmeti ka ndodhur, dhe ka ditë që ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar.

Mund të ketë akte të tjera simbolike sesa këto që janë të pavlera. Se ça bëri të shtunën tha se meqënëse më është mbyllur rruga me SHBA-në, unë kaloj këtej nga lindja. Ta interpretojmë si të duam. Nëse më mbyllni punën si Kryeministër, unë po bëj punën si poçar”, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat