Shqipėria

FRD: Greva e urisė sukses, brenda tre viteve kompensim tė plotė ish-tė pėrndjekurve

Bota Sot | 23.10.2012 23:44
FRD: Greva e urisė sukses, brenda tre viteve kompensim tė plotė ish-tė pėrndjekurve

Fryma e Re Demokratike vlerėson lart aktet e kurajės dhe protestės demokratike tė ish -pėrndjekurve politikė. Zėdhėnėsi i FRD tha pėr shtypin se “ėshtė e qartė se greva e urisė nuk ishte qėllimi primar i grevistėve, por pasojė direkte e imponuar e qėndrimit antihuman, antinjerėzor dhe antidemokratik tė qeverisė shqiptare, e cila bashkė me modelin e Lukashenkos mbetet e para dhe e vetmja qeveri nė Evropė qė refuzon dialogun me qytetarėt”.

“Shteti e shoqėria shqiptare u ka borxhe tė shumta morale, politike dhe ligjore shtresės sė ish– tė pėrndjekurve politikė, tė cilėt sakrifikuan rininė dhe jetėn e tyre nė mbrojtjen gjallė tė aspiratave tė lirisė, demokracisė dhe Shqipėrisė Evropiane. Braktisja e tyre nga ana e qeverisė aktuale, refuzimi i Kryeministrit pėr zbatimin e ligjit tė miratuar nga vetė ai nė parlament, si dhe fushata denigruese e klikės nė pushtet kundėr martirėve tė gjallė tė lirisė pėrbėjnė aktin e dėshpėruar tė njė klase tė vjetėr politike qė hyri nė politikė nga dera e Ramiz Alisė dhe po del nga politika duke u sjellė njėsoj si ai me shtresėn e ish – tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve politikė.

FRD deklaron publikisht se me rotacionin e pashmangshėm tė pushtetit mė 2013 dhe me dhėnien fund tė modelit tė pėrfaqėsuar nga dy partitė e vjetra parlamentare, do ta shndėrrojė ēėshtjen e ish – tė pėrndjekurve politikė nė prioritet politik e parlamentar. Ashtu siē e kemi bėrė tė ditur edhe mė parė brenda tre viteve tė para tė qeverisjes, FRD do tė realizojė kompensimin e plotė financiar tė kėsaj shprese dhe do tė bėjė integrimin e tyre tė plotė moral e institucional nė shtetin e shoqėrinė shqiptare. Koha kur klikat komuniste merrnin vendime dėnimi apo denigrimi ndaj tė pėrndjekurve ka marrė fund njėherė e mirė dhe FRD ėshtė nė politikė pėr ta bėrė kėtė premtim realitet,” thuhet nė deklaratė.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus