“Kur oligarkët ndërtojnë kulla pa leje në mes të Tiranës, amnistohen”- Tedi Blushi: Të varfërve Rama u ofron për festa vetëm burgun

Shqipëria

“Kur oligarkët ndërtojnë kulla pa leje në mes të Tiranës, amnistohen”- Tedi Blushi: Të varfërve Rama u ofron për festa vetëm burgun

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 19:19
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama se dënon me burg më të varfrit dhe më të dobëtit.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi sjell rastin e një 56-vjeçari nga Korça, i cili është proceduar penalisht sepse ai po riparonte banesën e tij për festa.

Sipas Blushit, oligarkët dhe të fortët që ndërtojnë kulla pa leje në mes të Tiranës amnistohen, ndërsa kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre, ata ndëshkohen.

“Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre ndaj këtij regjimi kriminal që i trajton shqiptarët e varfër si armiq, i shtyp, i dhunon, i arreston, u rrëmben pronën, u shkatërron të ardhmen dhe i dëbon nga Shqipëria”, shkruan Blushi.

Reagimi i Tedi Blushit

FESTA E TË VARFËRVE DHE TË DOBTËVE ËSHTË BURGU!

Sikur të mos u mjaftonte mjerimi ku i ka zhytur me keqqeverisjen e tij 10-vjeçare, Edi Rama po u ofron të varfërve dhe më të dobtëve për Krishtlindje dhe në prag të Vitit të Ri vetëm një festë: burgun!

Policia e “Rilindjes” njofton me bujë të madhe se ka proceduar penalisht një 56-vjeçare në fshatin Mborje të Korçës pse po riparonte banesën e saj për festa.

Kur të dobëtit rregullojnë shtëpitë e tyre, për regjimin fashist quhet krim dhe meriton ndëshkim.

Kur oligarkët dhe të fortët ndërtojnë kulla pa leje mes Tiranës, amnistohen, pasurohen dhe shpërblehen nga “Rilindja” me tendera.

Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre ndaj këtij regjimi kriminal që i trajton shqiptarët e varfër si armiq, i shtyp, i dhunon, i arreston, u rrëmben pronën, u shkatërron të ardhmen dhe i dëbon nga Shqipëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat