Rama kërkoi falje për lajmin e rrejshëm, ironia e ish-deputetit: Këmbët i ka të gjata, por gënjeshtrat e shkurtra

Shqipëria

Rama kërkoi falje për lajmin e rrejshëm, ironia e ish-deputetit: Këmbët i ka të gjata, por gënjeshtrat e shkurtra

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:27
Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokristiane, ish deputeti Nard Ndoka ka reaguar për faljen që kërkoi kryeministri Edi Rama për statusin e bërë prej tij në lidhje me investitorin arab që do ndërtojë Portin e Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka thotë me ironi se “KM i ka kembet e gjata, por gënjeshtra të shkurta!”.

Kujtojmë se një postim në Twitter i kryeministrit ditën e enjte lidhur me projektin e investitorit arab Alabbar në Zagreb të Kroacisë, bëri bujë pasi në të vërtetë rezultonte se ai projekt nuk ishte zhvilluar kurrë.

Qytetarët kroatë dhe opozita atje ishin ngritur dhe kishin arritur të fitojnë duke rrëzuar vendimin e kryebashkiakut të Zagrebit, për projektin që kishte shumë mister brenda.

Sot, kryeministri Rama në përgjigje të gjithë reagimeve që pati në media, ka bërë një postim në Twitter, për të kërkuar ndjesë.

Rama në këtë shënim shkruan:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!

Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat