Topalli, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Parlamentit kroat z. Boris Šprem

Shqipëria

Topalli, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Parlamentit kroat z. Boris Šprem

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:14

Kryetarja e Kuvendit përcolli sot ngushëllimet për Kryetarin e Parlamenit të Kroacisë z. Boris Šprem, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, dy ditë më parë.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të saj personal, Kryetarja e Kuvendit la një mesazh në librin e ngushëllimeve, të hapur në Ambasadën kroate,bën të ditur komunikata.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes , Parlamentit kroat për humbjen e parakohshme. Lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe.”BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat