Fermerët në Shqipëri interes për kultivimin e frutave ekzotike

Shqipëria

Fermerët në Shqipëri interes për kultivimin e frutave ekzotike

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 20:47
Ilustrim

Frutat ekzotike, si kivi, goji berry apo avokado që kanë ardhur në vendin tonë 2 dekadat e fundit, tani po arrijnë të kultivohen me sukses nga fermerët tanë në disa zona të vendit.

Fermerët po tregojnë interes për kultivimin e frutave ekzotike, duke e parë këtë si një mundësi, që nga ishin produkte 100% të importuar, sot mund të eksportohen edhe nga Shqipëria.

Eksperiencat e fermerëve nga emigrimi, janë vënë në zbatim në tokën shqiptare dhe fakti është që tashmë, janë disa zona në vendin tonë, ku kultivohet me sukses fruti i kivit si në Durrës, Fier, Vlorë, Vau Dejës, Pogradec, Librazhd e Belsh.

Ndërsa fermerë në Vlorë e Tiranë të apasionuar pas avokados, kanë nisur kultivimin e frutit ekzotik, mjaft i kërkuar së fundi nga konsumatori shqiptarë.

Ekspertë të bujqësisë shprehen se, mbjellja e pemës së avokados po tërheq interesin e fermerëve, sepse bima e avokados preferon temperaturat e ngrohta dhe nuk kërkon shërbime specifike.

Fidanët e avokadove gjenden në fidanishte apo në pikat e tregtimit të drurëve frutorë, të cilat punojnë edhe me porosi të veçanta.

Aktualisht janë rreth 3 parcela eksperimentalë të mbjella me avokado në zonën e Vlorës, por edhe në Tiranë.

Ata kanë vendosur ta rrisin atë për përdorim personal duke treguar se ky frut mund të rritet mjaft mirë në Shqipëri, sidomos në zona të mbrojtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat