Kim për ngjarjen në uzinën e Gramshit: SHBA qëndron me aleatin e saj

Shqipëria

Kim për ngjarjen në uzinën e Gramshit: SHBA qëndron me aleatin e saj

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:42
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi sot një telefonatë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji pas ngjarjes në uzinën e Gramshit, ku 3 shtetas të huaj, 2 rusë dhe një ukrainas, tentuan të hyjnë brenda ambienteve duke sulmuar edhe 2 ushtarët.

Kim, teksa u uroi shërim të shpejtë dy ushtarëve që mbetën të lënduar, tha se SHBA qëndron me aleatin e saj.

Ambasadorja foli për hetim të plotë nga autoritetet për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit.

“Fola me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Kingji, për tu uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak. Ne qëndrojmë me aleatin tonë, ndërsa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit”, u shpreh Kim në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit nga MM, 3 shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat