Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria

Ceremoni përkujtimore për Nënë Terezën, në 100 Vjetorin e Pavarësisë

Më: 6 shtator 2012 Në ora: 17:17

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ka vlerësuar si nënën më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, që i shërbeu të varfërve dhe të sëmurëve. Ajo e cilësoi Nën Terezën si princeshën e dhembshurisë për të cilën janë dhënë 122 mirënjohje ndërkombëtare.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha vlerësoi kontributin e madh të Nënë Terezës në botë, si gruan e dytë pas Shën Mërisë më të njohur, më të dashur dhe më fisnike të krishtërimit dhe mbarë njerëzimit dhe që sot çdo shqiptar përulemi me nderim dhe krenari.

“Falënderimi i parë është për Zotin që i dha kombit dhe njerëzimti në shekullin e 20 një simbol kaq të fuqishëm të moralit njerëzor, të përkushtimit njerëzor të dashurisë njërëzore. Në këtë 15 vjetor të ndarjes së saj nga jeta çdo shqiptar përulet para saj me nderimin më të madh, për nderin madh që i bëri njeriut dhe njerëzimit në tërësi”- u shpreh Kryeministri Berisha, i cili theksoi se Nënë Tereza na dha nder kur nuk e kishim.

“Faleminderit Nënë Tereza, na dhe nder kur nuk e kishim. Kur nga një regjim barbar përcillnim lajmet më poshtëruese, kur rrënonim kisha, tempuj e libra të shenjtë. Faleminderit se kurrë nuk e mohove origjininë shqiptare”- vijoi Berisha, i cili shtoi se: “këto 20 vite kam takuar personalitet të mëdha shqiptare, që më kanë thënë se për ne ishte e pamundur të pohonim që ishim shqiptarë, sepse ishte bërë simbol poshtërimi e përçmimi, kurse Nënë Tereza nuk e mohoi kurrë origjinën shqiptare edhe kur diktatura e konsideroi humanisten rrezik kombëtar”.


Kombi në këtë 100 vjetor të Pavarësisë- tha kryeministri do të ishte jetim pa Nënë Terezën , por sot ndjehemi krenarë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, në sallën e Kuvendit është shfaqur edhe një reportazh me fotografi të marra nga aktivitetet dhe takimet e Nënë Terezës.

Më 5 shtator 1997, zemra e Nënë Terezë pushoi së rrahuri. Trupi i saj u varros në Shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë,në Kallkutë të Indisë. Varrin e saj e vizitojnë shumëpersona nga e gjithë bota,duke e respektuar veprën e madhe të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat