28 vjeçari në Dibër vetëmbytet në ujëmbledhësin e një centrali

Shqipëria

28 vjeçari në Dibër vetëmbytet në ujëmbledhësin e një centrali

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një i ri është gjetur i pajetë në një vend të quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”, në fshatin Çidhën të Dibrës.

Njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 06:45.

28-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga nga familjarët dhe sipas dëshmive, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se i riu, B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat