Rritet numri i turistëve që vizituan Shqipëri në janar, mbi 60,000 vetëm nga Kosova

Shqipëria

Rritet numri i turistëve që vizituan Shqipëri në janar, mbi 60,000 vetëm nga Kosova

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Shqipëria tërhoqi 194,237 turistë të huaj në janar, krahasuar me 185,392 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke parë një rritje prej 4.8 për qind.

Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, numri i turistëve vendas u rrit në 259,835 në janar 2022 nga 220,470 në janar të vitit të kaluar.

Në total, numri i përgjithshëm i turistëve vendas dhe të huaj arriti në 454,072 në muajin e parë të vitit, krahasuar me 405,862 në të njëjtin muaj në 2021.

Kosova ka numrin më të madh të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri në muajin janar, me një total prej 63,367 vizitorësh, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 32,558 vizitorë dhe Mali i Zi me 21,330 vizitorë.

Në vitin që lamë pas, numri total i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit me 114% në krahasim me vitin e paraardhës, duke arritur në 5.7 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat