Ulen shifrat, 2 humbje jete nga COVID në Shqipëri dhe 296 të infektuar

Shqipëria

Ulen shifrat, 2 humbje jete nga COVID në Shqipëri dhe 296 të infektuar

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Numri i infektimeve dhe i viktimave nga COVID është ulur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në nga 2278 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 296 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 2 qytetarë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç“, raporton ministria.

296 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me COVID19 janë në këto bashki: 91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 5366 pacientë aktivë me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 402 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“.

Statistika (17 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 402
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2278

Testime totale 1,433,262
Raste pozitive 205,224
Raste të shëruara 196,700
Raste Aktive 5366
Humbje jete 3,158

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2459
Fier 631
Gjirokastër 447
Shkodër 357
Durrës 330
Elbasan 281
Berat 271
Vlorë 231
Lezhë 124
Korçë 122
Kukës 60
Dibër 53

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat