Reshjet e shiut/ Balla paralajmëron zonën e Divjakës për përmbytje

Shqipëria

Reshjet e shiut/ Balla paralajmëron zonën e Divjakës për përmbytje

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 17:54
Taulant Balla

Nisur nga situata e krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme, Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paraljmëruar banorët e zonës së Divjakës për përmbytje.

Balla teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin, i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Papër📍Elbasan 🔴 Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve 🌧 në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat