Mbytet peshkarexha në Gjirin e Gramës, shpëtojnë 4 personat në bord

Shqipëria

Mbytet peshkarexha në Gjirin e Gramës, shpëtojnë 4 personat në bord

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një peshkarexhe është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.

Peshkarexha Sirena Blu kishte në bord katër persona .

Kjo peshkarexhë e Himarës ka lëshuar sinjalin SOS rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë Policia Kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj.

Ndërkohë që janë shpëtuar marinarët, anija është mbytur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat