U mbyt në lumë teksa lahej! Varroset 14 vjeçarja shqiptare

Shqipëria

U mbyt në lumë teksa lahej! Varroset 14 vjeçarja shqiptare

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:37
Galini Karamani

14-vjeçarja Galini Karamani, që u mbyt tragjikisht pasditen e djeshme në ujërat e lumit Devoll në Kuçovë, është përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit. Ark-morti i të miturës është shoqëruar me dhimbje e lot nga banesa e saj drejt varrezave të qytetit të Kuçovës nga familjarë, shokë e shoqe të klasës, komshinj e banorë të qytetit.

Galini Karamani ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rreth Tapi” në lagjen Ferma-Partizani në qytetin e Kuçovës.

Mesditën e djeshme ajo ka qënë në lumë duke u larë me vëllanë 12-vjeç dhe 10 shoqet e saj.

Së bashku me shoqen e ngushtë, duke notuar kanë shkuar në një thellësi dhe uji i ka tërhequr poshtë. Shoqja e ngushtë e 14 vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë nga uji Galininë, e cila për shkak se nuk dinte not është mbytur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat