Të veshur kuq e zi, dalin pamjet nga momenti i gjetjes së turistëve në Valbonë

Shqipëria

Të veshur kuq e zi, dalin pamjet nga momenti i gjetjes së turistëve në Valbonë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 08:15
Turistë shihen të veshur kuq e zi dhe të buzëqeshur, krah efektivëve

Dy turistët e huaj që kishin humbur rrugën në Parkun Kombëtar të Valbonës janë gjetur ditën e sotme nga efektivët e policisë.

Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila ka njoftuar se  turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit dhe u shoqëruan drejt automjetit të tyre.

Policia bën me dije, ata u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe në lokalizimin e tyre ndihmesë të madhe luajti dhe roli i qenit të policisë.

Ndërkohë në disa foto të publikuara ata shihen të veshur kuq e zi dhe të buzëqeshur, krah efektivëve.

Image
Turistë shihen të veshur kuq e zi dhe të buzëqeshur, krah efektivëve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat