Gjuzi kërkon interpelancë me Berishën, Ruçi: Interesohu në rrugë të tjera, se…

Shqipëria

Gjuzi kërkon interpelancë me Berishën, Ruçi: Interesohu në rrugë të tjera, se…

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:06
Gramoz Ruçi

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryeparlamentarit Ruçi që ish-kryeministri Berisha të thirret në interpelancë pas shpalljes non grata nga SHBA.

“ Do kisha një propozim, të thirret në seancë plenare presidenti dy herë i Shqipërisë, Sali Berisha, dy herë kryeministër, sepse dje pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit ka kthyer një përgjigje ku aludon ose ka akuza për tjetërsim të kufijve të Kosovës. Në këtë koncept unë jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të gjerë, prandaj ta përfshin në një votim sot. Berisha si një njeri që ka dijeni për atë që ka ndodhur dhe akuzën që ka bërë për Soros për fondacionin e tij në Beograd.”

Gramoz Ruçi i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka një rregullore që të thirret në interpelancë një ish-kryeministër, aq më tepër një ish-President.

“Nuk ka rregull për të thirrur në interpelance ish kryeministër, aq më pak ish-president. Kështu që nëse ke interes, interesohu në rrugë të tjera por jo në rrugë parlamentare”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat