Basha: Prioriteti ynë është të mbajmë të rinjtë këtu

Shqipëria

Basha: Prioriteti ynë është të mbajmë të rinjtë këtu

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:14
Lulzim Basha

Nga Kukësi, Basha komentoi deklaratën e kryeministrit Rama që në Shqipëri bizneset duhet të marrin punëtorë nga Bangladeshi. Teksa foli për rininë dhe të ardhmen e tyre, Basha u shpreh se në 25 prill Rama do të shkojë në Bangladesh.

Kryedemokrati u shpreh se prioritet e Partisë Demokratike që të mbajnë të rinjtë në Shqipëri.

Basha po ashtu u shpreh se të rinjtë shqiptarë do të mësojnë falas 20 profesione.

“Një pushtues nuk do ja kishte bërë këtë që i bëri Kukësit dhe gjithë Shqipërisë. Prioritet absolutë është që ta mbajmë rininë këtu, po rinia nuk bahet me llafe, nuk mbahet duke thënë “ju nuk bëni dhe unë do marr nga Bangladeshi”. Në Bangladesh të shkojë vetë dhe në Bangladesh ta çojmë në 25 prill. Kukësi do të jetë për kuksianet, Shqipëria do të jetë për shqiptarët.

Ne sot kemi plane që i kemi hartuar me BE, me SHBA me ata që na janë gjetur pranë. Plani i parë do të jetë arsimimi i tyre. Rinia e Kukësit është shumë e aftë me kompjuter. 20 profesione do ti marrin online përmes kompjuterit të subvencionuar nga shteti. 5 gjuhë të huaja do të mësojnë për shkak të aleancës që kemi bërë me BE”, tha ndër të tjera Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat