Videoja që po bën xhiron e rrjetit: Ahmetaj, Balluku, Mazniku, Fuga e Mane në restorantin luksoz në Dubai

Shqipëria

Videoja që po bën xhiron e rrjetit: Ahmetaj, Balluku, Mazniku, Fuga e Mane në restorantin luksoz në Dubai

Më: 10 janar 2021 Në ora: 07:42
Pamje nga videoja

Një video ku zyrtarë të qeverisë darkojnë në një prej restoranteve më të njohura në Dubai po qarkullon me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.

Në video duket Arben Ahmetaj, Arbjan Mazniku, Belinda Balluku, Endri Fuga dhe Samir Mane. Thuhet se darka po konsumohet në një restorant të njohur në të gjithë botën, “Nusret”

Pikërisht më 8 janar ministrja Balluku njoftoi se do të merrte pjesë në takimin për koordinimin e projektit të marinës së Durrësit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa dje, 9 janar 2021, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku raportoi për situatën e krijuar nga përmbytjet

Menjëherë pas videos qarkulluan edhe shumë meme të cilat paralelizojnë darkën në restorant me Shqipërinë në këto ditë të përfshirë nga reshje të shumta që kanë shkaktuar edhe përmbytje, shembje të urave dhe të akseve rrugore.

Nëse nuk hapet klikoni për ta shikuar në Youtube!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat