?Pas reformës së menaxhimit të mbeturinave nga ana e Komunës së Prishtinës, qytetarët janë duke paguar faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës, pa asnjë centë provizion.
Posta e Kosovës thotë se kanë zyra të mjaftueshme gjithandej qytetit dhe rrethinës, pa u detyruar të presin në radhë qytetarët dhe pa pasur nevojë për shpenzime në transport, parking, etj, që të kryejnë këtë obligim ndaj Komunës.
Marrëveshja për pagesën e taksës së mbeturinave është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.