Gashi: Ulpiana po shndërrohet në një pikë turistike

Prishtina

Gashi: Ulpiana po shndërrohet në një pikë turistike

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 16:59
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me homologun e tij nga Maqedonia, Asaf Ademi, kanë vizituar Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se Ministria e Kulturës do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë punimet dhe gërmimet  në Parkun Arkeologjik, pasi që është një trashëgimi e rëndësishme kulturore për vendin tonë.

“Jemi dakorduar të dalim pak te Parku Arkeologjik “Ulpiana” për të parë më afër procesin e gërmimeve që po ndodh që një kohë të gjatë këtu, që do të vazhdojë edhe me tutje. Kemi dalë  edhe për të treguar përkushtimin tonë që edhe vizitat e zyrtarëve të larte i sjellim në këtë aset të trashëgimisë kulturore, për të treguar përkushtimin tonë si ministri që e kemi rreth mbështetjes për pjesën e trashëgimisë kulturore”, tha Gashi.

“Ulpiana tani po merr pamje jashtëzakonisht të bukur, një monument shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe tani po shtohet edhe si pikë turistike, ku gjatë vitit 2018 kemi mbi 18 mijë vizitorë dhe kjo tregon se sa kanë qenë të rëndësishme investimet MRKS në këtë lojalitet të trashëgimisë kulturore”, tha Gashi.

Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi, tha se sot gjatë takimit me ministrin e Kulturës kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes dy vendeve në aspektin e kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat