Filluar punimet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes qendrore

Prishtina

Filluar punimet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes qendrore

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 31 korrik 2018 Në ora: 11:46
Filluan punimet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes qendrore nga Fakulteti Teknik në drejtim të “Zonës lindja” të “Kodrës së diellit”

Pas sigurimit të fondeve  nga donatorët për realizimi në jetë dhe vepër të  projektit të kogjenerimit, dedikuara rrjetit të ngrohjes qendrore filluar punimet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në segmentin duke fillua që nga Fakulteti Teknik në drejtim të “Zonës lindja” të “Kodrës së diellit”. Kjo është një nga arteriet kryesore të rrjetit, që furnizon me ngrohje “Kodrën e Diellit”, rehabilitimi i të cilës pritet se do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes qendrore për këtë lagje. Segmenti tjetër, në të cilin do të punohet deri para fillimit të sezonit ngrohës do të jetë pozicioni nga “Ibër Lepenci” deri në “Termokosi”. Gypat magjistral të stërvjetëruar të ngrohjes në këto dy segmente, që janë vendosur, që nga vitet e ’70-ta do të zëvendësohen me gypa të rinj të para izoluar, ndërsa gjithë punimet do të përfundojnë para fillimit të sezonit ngrohës.  Rehabilitimi këtij rrjetit të ngrohjes në këto dy segmente do të ndikojë në zvogëlimin e humbjeve të ujit, energjisë termike si dhe në përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së ngrohjes. Fondet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në këto dy segmente janë siguruar nga Qeveritë Gjermane, të Luksemburgut dhe komunës së Prishtinës, ndërsa do të menaxhohen nga Banka Gjermane.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat