Privatizohet ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Prishtinë - Bota Sot
Privatizohet ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Prishtinë

Prishtina

E shtunë, 23 qershor 2018

Privatizohet ndërtesa e shkollës së parë shqipe në Prishtinë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:07
Ndertesa

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është privatizuar objekti I shkollës së parë shqipe në Prishtinë.

Gjithashtu, Ahmeti ka njoftuar se në këtë objekt jetonin disa  familje të pa streha, të cilave I është siguruar strehim.

Postimi I plotë I Ahmetiti në Facebook:

Në Prishtinë shkolla e parë shqipe është hapur në vitin 1908 dhe kishte 250 nxënës. Kjo ndërtesë, që po shihet edhe në fotografi (dhe që ndodhet krejt afër Komunës së Prishtinës), sot është e privatizuar. Për këtë arsye institucionet e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për rehabilitim deri më tani.

Deri para ca javësh aty jetonin disa familje pa strehë, në rrezikshmëri të lartë nga shembja. Komuna e ka siguruar strehimin adekuat për këto familje, kurse dje e kemi shpallur edhe tenderin për stabilizim dhe më pas konservim të ndërtesës. Nëse çdo gjë shkon në rregull me prokurim muajin tjetër fillojnë punimet.

Paralelisht me të do të nisë konservimi edhe i një ndërtese tjetër në Qendrën Historike, dhe kështu të nisim mbarë dhe konkretisht projektin për rehabilitim të trashëgimisë kulturore në Prishtinë në bashkëpunim me CHëB, QRTK dhe IKMM.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test