Pronarët e lokaleve te “Kafet e Vogla” thonë se po dëmtohen nga punimet e komunës - Bota Sot
Pronarët e lokaleve te “Kafet e Vogla” thonë se po dëmtohen nga punimet e komunës

Prishtina

E martë, 19 qershor 2018

Pronarët e lokaleve te “Kafet e Vogla” thonë se po dëmtohen nga punimet e komunës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:02
Punimet

(E plotësuar) - Pronarët e lokaleve në rrugën “Fehmi Agani” (e njohur si “Te Kafet e Vogla”) kanë paraqitur pakënaqësitë lidhur me humbjet që po u shkaktohen si pasojë e punimeve që po bëhen në këtë rrugë nga Komuna e Prishtinës.

Veton Zuka, përfaqësues i lokaleve ka thënë se janë dëmtuar dhe lodhur  gjatë kësaj kohe sa po zhvillohen punimet në rrugë.

Zuka: Jemi pak të shqetësum se bajagi jemi dëmtuar

“Me pas një informatë pak ma shumë se çka është puna e punimeve, nuk është diçka që janë dal  jashtë kohës, po mendoj me ditë ose me ditë pune qysh e kanë të caktume, por jemi pak të shqetësum se bajagi jemi dëmtuar gjatë krejt kësaj periudhës, edhe realisht është lodh edhe me klienta, është lodh edhe mahalla, kështuqe kemi nevojë pak për një sqarim pak ma të detajum, që me dit ku jemi me punime, dhe kur ka gjasa me përfundu”, u shpreh Zuka.

Ai ka kërkuar nga komuna ndonjë kompensim, varësisht nga mundësitë dhe rregullat ligjore që përcaktojnë një gjë të tillë.

Gëzim Mehmeti, Drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës ka thënë se komuna ka bashkëpunim të mirë me këto lokale, duke shtuar se këto punime janë në interes të tyre.

Mehmeti: I kuptojmë brengat, por është në interes të tyre

“Me kërkesë të tyre për arsye se kanë pas telashe të jashtëzakonshme me kanalizim, shumica e lokaleve kanë telashe me kanalizim, ne kemi vendos që të fillojmë me punime, që të përfundojë kanalizimi fekal dhe atmosferik. Sot jemi, momentalisht jemi në ditën e 34-të të punës, sipas kontratës ky projekt duhet të përfundojë në 60 ditë pune, por ne i kuptojmë brengat dhe hallet e lokaleve për atë arsye jemi duke u munduar që në fillim të muajit të përfundojë kjo rrugë me asfaltim deri të kryqi aty te qendra e regjistrimeve. Shpresoj që kanë me pas mirëkuptim, i kuptojmë brengat, por është në interes të tyre, kjo infrastrukturë, investimi i komunës ka të bëjë me interesin dhe kërkesën e lokaleve. Ne jemi bashkë, dhe ne jemi të obliguar që sa ma shpejt ta përfundojmë këtë rrugë”, ka thënë Mehmeti.

Sa u përket lehtësimeve nga komuna, ai ka thënë se së pari duhet të bëhet kërkesa zyrtare në komunë, sepse nuk e di se çfarë lehtësira mund të ketë. 

Pakënaqësi nga lokalet te “Kafet e Vogla” lidhur me punimet e komunës

Pronarët e lokaleve në rrugën “Fehmi Agani” (e njohur si “Te Kafet e Vogla”) kanë paraqitur pakënaqësitë lidhur me humbjet që po u shkaktohen si pasojë e punimeve që po bëhen në këtë rrugë nga Komuna e Prishtinës.

Veton Zuka, përfaqësues i lokaleve ka thënë se janë dëmtuar dhe lodhur  gjatë kësaj kohe sa po zhvillohen punimet në rrugë.

Ai ka kërkuar nga komuna ndonjë kompensim, varësisht nga mundësitë dhe rregullat ligjore që përcaktojnë një gjë të tillë.

Zuka ka shtuar se është mirë që janë duke u zhvilluar këto punime, mirëpo janë të shqetësuar lidhur me atë se kur do të përfundojnë.

“Kemi dalë të sqarojmë me drejtorin dhe të kemi një informatë se çka është puna e punimeve, jemi pak të shqetësuar se jemi dëmtuar gjatë kësaj periudhë dhe realisht është lodh edhe me klienta është lodh edhe mëhalla”, është shprehur Zuka.

Gëzim Mehmeti, Drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës ka thënë se komuna ka bashkëpunim të mirë me këto lokale.

Ai ka thënë se punimet janë në ditën e 34-të, kurse projekti është i paraparë të përfundojë me gjithsej 60 ditë.

“Jemi në ditën e 34-të të punës dhe sipas kontratës ky projekt do të përfundojë në 60 ditë pune. I kuptojmë brengat dhe hallet e lokaleve për këtë arsye jemi duke u munduar që në fillim të muajit të përfundojë asfaltimi por është në interes të lokaleve”, ka thënë Mehmeti nga vendi ku po zhvillohen punimet.

Sa u përket lehtësimeve nga komuna, ai ka thënë se së pari duhet të bëhet kërkesa zyrtare në komunë, sepse nuk e di se çfarë lehtësira mund të ketë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test