Shpend Ahmeti: Kunxhat shpëtuan qytetarët - Bota Sot
Shpend Ahmeti: Kunxhat shpëtuan qytetarët

Prishtina

E shtunë, 18 gusht 2018

Shpend Ahmeti: Kunxhat shpëtuan qytetarët

Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se një vajzë është lënduar gjatë një aksidenti në rrugën “Rexhep Luci” të Prishtinë.

Ahmeti ka publikuar një fotografi në të cilën shihet makina e aksidentuar dhe se ka shkruar që pengesat antiparking sot kanë shpëtuar dhjetëra këmbësorë.

Postimi i plotë:

Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).

Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.

Foto: Gent Sejdiu

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test