Prishtinës sivjet do t'i shtohen ngjyrat.
“Përkundër shiut, po bëhen përgatitjet e fundit për ‘Meeting Of Style’ në Rrugën B. Pas marrëveshjes për bashkëpunim me super ekipin e organizatës Q'ART, qyteti i Prishtinës përveç festivalit treditor të grafiteve, do të pasurohet edhe me murale dhe grafitë nëpër hapësirat publike në lagje të ndryshme”, ka shkruar drejtori i kulturës, në komunën e Prishtinës Yll Rugova.