Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarve për keqpërdorim besimi

Prishtina

Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarve për keqpërdorim besimi

Më: 26 mars 2018 Në ora: 16:14
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit M.V për veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 269 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, u bë e ditur se i akuzuari S.G është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale tjetër brenda një viti.

“I akuzuari M.V është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë. I dëmtuari RR.B është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore.

I akuzuari S.G në cilësi të gjyqtarit të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë është akuzuar nga Prokuroria se ka  kryer veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të Kodit Penal të Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat