Tollovi në QKMF për t’i marr insulinat

Prishtina

Tollovi në QKMF për t’i marr insulinat

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:24
Pamje nga ngjarja

Ministria e Shëndetësisë ka nisur me shpërndarjen e insulinave analoge nëpër Qendrat e Mjekësive Familjare.

Qytetarët që kanë nevojë për këto insulina e që kanë pritur që disa javë për to, janë duke pritur në radhë të gjata.

Shihen qytetarët duke pritur në rend për t’i marr insulinat të cilat sot janë shpërndarë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Faik Hoti, zyrtar për komunikim në MSh, ditë më parë ka thënë se deri më tani janë bërë furnizime, por me sasi të kufizuara. “Javën që shkoi, gjithashtu, MSh ka bërë furnizime edhe me Insulinë analoge (në sasi të kufizuara) të ndara në mënyrë proporcionale nëpër QKMF, ndërsa me qëllim të përmbushjes së të gjitha kërkesave për këtë lloj insuline, Ministria ka zhvilluar procedura me afate të shkurtuara për sigurimin e tyre, është nënshkruar edhe kontrata dhe ka fundi i kësaj jave pritet të fillojë shpërndarja e rreth 40 000 njësive të para të Insulinës Analoge, për të vazhduar pastaj me furnizime të rregullta”, ka thënë Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat