Drunjtë e harruar nga Komuna rrezikojnë kalimtarët

Prishtina

Drunjtë e harruar nga Komuna rrezikojnë kalimtarët

DIANA BUNJAKU Nga DIANA BUNJAKU Më 8 mars 2018 Në ora: 14:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të reshurat e një pas njëshme të shiut apo edhe vet koha ndër vite, ka bërë që drunjtë në rrugën “ Fehmi Agani ” të vyshken dhe të kalben madje edhe të rrezikojnë jetën e qytetareve apo kalimtarëve në lagje. Një gjë e tillë vërehet shumë mirë tek vrima e madhe e këtyre drunjëve të plakur, që tregojnë se dita –ditës janë gati për të rënë në tokë.

Komunarëve siç dukej nuk iu bëhet vonë për këtë  punë, pasi edhe përkundër pyetjeve të shumta nga “ Bota sot” nuk kanë qenë të gatshëm të japin së paku një përgjigje të vetme, se a duhet të prihen këta drunjë dhe të largohen tani sa nuk është bërë vonë, apo duhet të ndermirët diçka pasi të bie ndonjë viktimë, apo “ kurban” siç thotë populli.

Qytetari Ardian  Berisha i cili banon në këtë lagje thotë për “ Bota sot” se kjo është për të ardhur keq me njerëzit që i kemi në pushtet pasi nuk iu bëhet fare vonë për popullin.

"Sa herë që bie shi ne duhet të kalojmë me shpejtësi andej dhe ti largojmë fëmijët tanë nga kjo pjesë. Besoni këta drunjtë janë gati për të rënë për toke, por siç duket njerëzve përgjegjës për këtë punë, nuk po Iu bëhet vonë, meqë ata nuk jetojnë në këtë lagje dhe fëmijët e tyre nuk juanë të rrezikuar”, ka thënë qytetari nga Prishtina duke hedhur fajin tek Komuna, Hortikultura dhe të gjithë njerëzit përgjegjës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat