Tre persona të armatosur arrestohen në një kafiteri në Prishtinë

Prishtina

Tre persona të armatosur arrestohen në një kafiteri në Prishtinë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të ‘pësonit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje’.

Të arrestuarit sipas policisë janë A.M 45 vjeç, G.S, 34 vjeç dhe F.M 40 vjeç.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në një kafiteri në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, ku zyrtarët policorë kanë marrë informacione paraprakisht se në atë lokal ka persona të armatosur.

Pas konfiskimit të armëve nga ana e policisë, të njëjtit  kanë shfaqur shenja agresiviteti duke mos përfillur zyrtarët policorë.

Tre të arrestuarit po mbahen në qendrën e ndalimit ne Prishtinë./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat