Zyrtarisht Shpendi e qet në shitje “Q7-shin”, ja sa është çmimi

Prishtina

Zyrtarisht Shpendi e qet në shitje “Q7-shin”, ja sa është çmimi

Më: 27 prill 2017 Në ora: 05:42
Me të ardhur në krye të detyrës, Ahmeti kishte paralajmëruar shitjen e veturës “Audi” Q7 me të cilën vozitej kryeministri Isa Mustafa sa mbante postin e kryetarit të Komunës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka tre vite prej se ka marrë mandatin për të udhëhequr me kryeqytetin.

Me të ardhur në krye të detyrës, Ahmeti  kishte paralajmëruar shitjen e veturës “Audi” Q7 me të cilën vozitej, kryeministri Isa Mustafa sa mbante postin e kryetarit të Komunës.

Vlera me të cilën ishte paralajmëruar të shitej kjo veturë ka qenë 42 mijë euro.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, te këndi i shitjes së aseteve çmimi minimal i është caktuar në vlerën e 31 mijë eurove.

Në publikimin e ofertës së Komunës janë bërë të ditura edhe detajet nga kjo veturë, përfshirë kilometrat e vitin e prodhimit.

Me veturën që vozitej kryeministri Mustafa ish kryetar i Prishtinës, janë bërë 75 mijë e 182 kilometra.

Viti i prodhimit është 2011.

“AUDI Q7 Tipi: 4.2 V8 – TDI, Kilometrat e kaluara: 75182, 5 Dyer, Viti i prodhimit: 2011, Ndërruesi i shpejtësisë: Automatik, Ngjyra: e zezë, I çregjistruar “, janë detajet e dhëna në  publikimin e kësaj oferte.

Afati i fundit për oferta është 8 maj 2017. Pas kësaj date ofertat nuk pranohen.

 “Informata shtesë mund të merren nga:   përgjegjësi i garazhes se automjeteve të Komunës z. Shaban      Maliqi  Ofertat duhet të dorëzohen në Komunën e Prishtinës – zyra pritëse nr. 6. me datën 08/05/2017 ne ora: 14:00.   Ofertat e vonuara do të refuzohen”, bëhet e ditur më tej në ofertën e publikuar.

Image
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, te këndi i shitjes së aseteve çmimi minimal i është caktuar në vlerën e 31 mijë eurove.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat