Në ditën e parë kur Prishtina pati 24 orë ujë, ndodhi kjo gjë

Prishtina

Në ditën e parë kur Prishtina pati 24 orë ujë, ndodhi kjo gjë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

Në orët e mëngjesit ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit në lagjen “Dardania”, saktësisht te udhëkryqi te “Santea”.

Zëdhënësja e ujësjellësit të Prishtinës, Arberie Zogiani, në një prononcim për  mediat vendore ka thënë se janë njoftuar për një pëlcitje të gypit.

Sipas saj, ekipet janë në terren dhe pritet brenda tri orëve të rregullohet.

“Në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar për një pëlcitje gypi saktësisht në rrugën ‘Robert Doll’ në lagjen ‘Dardania’. Bëhet fjalë për një gyp të vjetër me diametër FI 80. Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet që brenda 2-3 orëve gjithçka t’i kthehet normalitetit rreth furnizimit për këtë pjesë të qytetit”, ka thënë Zogiani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat