Ahmeti me lutje publike: Ma gjeni dikë t’ia shes Q7

Prishtina

Ahmeti me lutje publike: Ma gjeni dikë t’ia shes Q7

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 23:23
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti derisa ka folur për premtimet e tij, është përmendur shitja e makinës të tipit Q7, e cila ka mbetur në garazhet e komunës, prej kur nga aty u largua, ish-kryetari Isa Mustafa.

“Ndoshta do të duhet ta vendosim në shesh dhe ta shohin njerëzit në mënyrë që të shitet”.

“Publikisht po e them, ma gjeni dikë ta shes”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se vlera e kësaj makinë ka qenë 41 mijë euro, por që është amortizuar deri tash me ligjet e Kosovës, kurse arsyeja e mos shitjes deri tash thotë se janë harxhimet e mëdha që ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat