Ahmeti i kundërpërgjigjet LDK-së: Të hënën do të paditen për shpifje

Prishtina

Ahmeti i kundërpërgjigjet LDK-së: Të hënën do të paditen për shpifje

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 shtator 2016 Në ora: 17:08
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për largimin e banorëve nga banesat në lagjen “Dardania”.

Ahmeti ka thënë se në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndërmarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim për largimin e banorëve.

“Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë.

Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.

P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat