Një shtëpi dy katëshe në Kolovicë, është rrënuar me vendim të komunës.
Mirëpo, banorët e kësaj shtëpie, familja Ahmeti, kundërshtuan këtë vendim madje vendosën që të qëndronin brenda shtëpisë.
Pas intervenimit të policisë familjarët u larguan dhe puna për rrënimin vazhdoi.
Njëri nga familjarët ka deklaruar që kishin një marrëveshje verbale me komunën e cila nuk u respektua, ndërsa në drejtorinë e inspeksionit thonë që nuk u ndoqën procedurat për të marrë lejen dhe u detyruan të marrin vendim për rrënim.