Unaza Qendrore, Përparim Rama kumton një lajm të rëndësishëm

Prishtina

Unaza Qendrore, Përparim Rama kumton një lajm të rëndësishëm

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:53
Përparim Rama

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.

Kështu njoftoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, teksa ka shkruar se kjo do të mundësojë që qendra e kryeqytetit të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni.

“Punimet për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore fillojnë brenda ditësh”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Njëherit, kryetari ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim do të zbulohen kontrata tjera për realizimin e projekteve të mëdha në Prishtinë.

“Jemi në proces të transformimit të kryeqytetit, dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë kontrata tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do të ndryshojnë për të mirë Prishtinën tonë”, thuhet tutje në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat