Rama: Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Prishtina

Rama: Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:04
Njoftimi nga Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me vendim të tij është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë.

Ai ka thënë se kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale.

"Zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë!

Me vendimin që kam marr, kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban ju mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat