Prokuroria i nis hetimet për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Prishtina

Prokuroria i nis hetimet për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet lidhur me rastin ku ka rënë çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Laureta Ulaj, zëdhënëse për media në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ajo ka thënë se nga rasti në fjalë një vajzë ka mbetur e lënduar dhe ka shtuar se ka dëme materiale.

”Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Ulaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat